Kjo është ndeshja kur Coutinho debuton me Barcelonën

Ky vlerësim pozitiv mund ta motivojë brazilianin të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes më herët se që pritej.

Sport

16/01/2018 15:07

Philippe Coutinho po i afrohet debutimit te Barcelona.

Gjatë testeve mjekësore me Barçën, u mësua se ish-lojtari i Liverpoolit kishte një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe se pritej të mungonte rreth 20 ditë.

Ky vlerësim pozitiv mund ta motivojë brazilianin të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes më herët se që pritej, transmeton “lajmi.net”.

Ka optimizëm se ai mund të debutojë me Barcelonën më 28 janar në “Camp Nou” në një ndeshje kundër Alavesit.

Nëse jo në këtë ndeshje, sipas Mundo Deportivo, atëherë përfundimisht më 4 shkurt në ndeshje kundër Espanyolit në udhëtim. /Lajmi.net/