Kjo është modelja indiane që ka ngjashmëri të frikshme me Rihannën

Renee Kujur, lirshëm mund të thuhet se ka ngjashmëri të frikshme me këngëtaren nga Barbados, Rihannën.

ShowBiz

06/07/2018 10:35

Modelja indiane tanimë është mësuar nga njerëzit që ta thërrasin ata Rihanna kudo që e takojnë, shkruan Hello giggles, transmeton lajmi net.

Në një rrëfim të saj për “Hindustan Times”, Kujur është shprehur se në fillimet e karrierës së saj nuk ka qenë aspak e lehtë pasi është përballur me racizëm dhe me faktin që shumë njerëz e konsideronin “me tepër ngjyrë” për të qenë e bukur.

Por, që kur Rihanna pushtoi botën me muzikën e saj por edhe me imazhin, fotografët gjithnjë e më shumë e kërkonin dhe karriera e saj si modele filloi të kishte sukses.

Të gjithë u tregonin emrave të njohur të markave botërore se ajo ngjante shumë me Rihanna-n dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për t’i bindur ata ta bënin pjesë të eventeve të prezantimit të koleksioneve të ndryshme.

Me sa duket, lëkura e saj e errët ka qenë problematike, saqë e ka ndaluar atë që  të ketë një të dashur pasi është përballur me refuzime dhe tallje jo vetëm në industrinë e modelingut por edhe në jetën e përditshme.

“Rihanna për mua është një bekim dhe do të doja shumë që një ditë të takohesha me të. Në fakt vetëm sepse dukem si një yll hollywood-i po marr shumë vëmendje por nuk duhet harruar se edhe unë kam identitetin tim. “,- ka thënë ajo. /Lajmi.net/