Kjo është mënyra se si Tottenham mund ta mbajnë Pochettinon

Rezultatet pozitive të Tottenham gjatë viteve të fundit kanë bërë që Mauricio Pochettino të përfundojë në listën e dëshirave të skuadrave më të mëdha evropiane.

Sport

19/01/2019 18:51

Manchester United janë skuadra që po synojnë nënshkrimin me trajnerin argjentinas me çdo kusht.

Megjithatë, besohet se Tottenham nuk do të heqin dorë aq lehtë nga shërbimet e super trajnerit.

Se si ta mbajnë Pochettinon, një ide ka edhe ish mesfushori i londinezëve, Jenas.

“Mendoj se tashmë është momenti kyç për tu treguar raportet mes skuadrës dhe trajnerit. Ata duhet t’i tregojnë atij se janë prapa tij” ka thënë Jenas për “BBC 5” ,transmeton lajmi.net.

“Ata duhet të futen në merkato dhe të nënshkruajnë me lojtarët që trajneri i dëshiron në skuadër dhe ta ndihmojnë atë të bëjë një sezon të mirë” ka thënë tutje ish ylli i Tottenham.

“Kjo do të ishte mundësi për skuadrën që të tregojnë se po ecim përpara dhe se janë në mbështetje të trajnerit” ka thënë ndër të tjerash Jenas.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Mauricio Pochettinos pas këtij sezoni. Man Utd janë pretendentet kryesor për nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/