Kjo është mënyra perfekte e prerjes së picës (Foto)

Duket se e kemi prerë picën gabim gjatë gjithë kësaj kohe. Matematikanët kanë zbuluar një metodë të re për prerjen e picës – dhe nuk është në forma trekëndëshe.

Fun

09/01/2016 21:01

Falë disa matematikanëve nga Universiteti i Liverpool-it, tani është zbuluar prerja perfekte e picës – të cilët siç duket nuk e kemi ditur më parë.

Joel Haddley dhe Stephen Worsley kanë përjashtuar metodën tradicionale të prerjes së picës në forma trekëndëshe, duke sjellë forma të reja, në një stil më ekzotik, transmeton GazetaExpress.

Sipas tyre, forma më e mirë e prerjes është ajo e quajtur “disku monohedral”, nga e cila dalin plot 12 pjesë identike.

joel-haddley-used-his-method-for-cutting-up-this-pizza

Përveç kësaj forme, të cilën ata e kanë quajtur perfekte, ekzistojnë gjithashtu edhe disa forma të tjera, të cilat mund t’i shihni në fotot më poshtë. /Express

math-pizza-4