Kjo është mënyra më e shpejtë për t’iu përgjigjur emaileve – Lajmi.net
Kjo është mënyra më e shpejtë për t’iu përgjigjur emaileve
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 0:19, 14 March 2017
A nuk është humbje kohe të shpenzosh gjithë ditën duke shkruar email? Mjafton të shohësh statistikat e Adobe në një studim të 2015 që thotë se punonjësit në SHBA shpenzojnë 6.3 orë në ditë duke kontrolluar emailin.

Dhe kjo është më shumë se gjysma e kohës së një dite pune. Fatmirësisht ka disa mënyrë për kthimin automatik të përgjigjes në Gmail, sidomos nëse do ju duhet të dërgoni të njëjtin email të gjithëve çdo ditë.

Në Gmail ka një komandë të quajtur “Canned Responses” që të jep mundësinë të krijosh emaile të gatshme që mund ti përdorësh më vonë, kështu që nuk do të shkruash nga e para si për shembull, emaile falenderimi. Dhe mbi të gjitha, është falas, shkruan Mashable.

Megjithatë nuk është e thjeshtë të aktivizosh këtë komandë.

Si fillim shkoni tek ikona e ingranazhit në llogarinë tuaj në Gmail dhe më pas klikoni Settings.

Vazhdoni më pas në komandën “Labs”, ecni poshtë dhe klikoni “Enable” për Canned Respones.

Më pas, shkoni poshtë majtas dhe klikoni “Save Changes”.

Kur kjo të aktivizohet shkruani një email, duke lënë “to” dhe “Subject” bosh, për ti plotësuar personit që do ia dërgoni.

Në dritaren e mesazhit të ri, klikoni në pjesën e poshtme në këndin e djathtë.

Më pas “Canned Response” dhe “New canned response…”.

I jepni një emër modelit, dhe më pas shkruani postimin.  Për fushat që do i ndryshoni, si emrin e personit, ndonjë datë apo kohë vendoseni në kllapa që të mos harroni ta ndryshoni. Pasi të bëni këtë klikoni sërish tek “Canned responses” dhe zgjidhni emrin e modelit që krijuat më herët dhe ruajeni si dokument.

Ndoshta në fillim nuk do ju duket shumë e shpejtë, por do ta kuptoni kur të çoni emaile herë pas here.

Fjalët kyçe: Email

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush