Kjo është mënyra e re për të lënë duhanin

Kërkuesit e Universitetit të Ohajos zbuluan se imazhet me dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit janë më efektive se vetëm fjalët e shkruara në paketën e cigareve.

Lifestyle

25/12/2015 16:05

Ellen Peters, bashkëautori i studimit dhe profesori i psikologjisë tha: “Imazhet grafike i motivojnë pirësit e duhanit të mendojnë më thellë për zakonet e tyre dhe rrezikun që lidhet me pirjen e duhanit. Politika të tilla me këto tabela kanë potencialin të reduktojnë numrin e amerikanëve që pinë cigare.

”U studiuan 244 të rritur që pinin duhan midis 5-40 cigare në ditë. Ata u dhanë markën e tyre të preferuar me një imazh grafik të vendosur mbi të dhe me shkrimin “Cigaret shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse”.

Përdorimi i këtyre etiketave grafike u kërkua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009 por u hodh poshtë kur gjykata federale deklaroi se këto imazhe “nxisin emocionet dhe i kërcënojnë konsumatorët.

Mirëpo studimi sugjeron se gjykata mund ta ketë pasur gabim për mënyrën se si këto imazhe ndikojnë tek duhanpirësit: “Pa emocione ne nuk mund të marrim vendime. Ndjenjat që kemi në lidhje me këto informacione na bën të jemi më të motivuar për të vepruar. Këto imazhe i ndihmojnë njerëzit të mendojnë më me kujdes për rreziqet.”

“Studimi jonë siguron të dhëna reale se si imazhet grafike kanë ndikim më të madh në kohë krahasuar me atë çfarë ndodh vetëm kur i lexon këto. Këto ndjenja që vijnë nga këto imazhe grafike vijnë në qendër të vëmendjes” tha Abigail Evans një kërkues në fushën e psikologjisë.