Kjo është mënyra e duhur dhe e vetme si duhet pastruar zona intime

Ekzistojnë një numër i pafund produktesh kozmetike e farmaceutike posaçërisht për larjen e zonës intime, por sipas gjinekolëgovë gjithashçka është marketing ! Vagina është një organ vetpastrues dhe ajo që duhet të bëjmë është thjesht mos ta lajmë fare.

Lifestyle

28/03/2017 08:51

Nuk duam të na keqkuptoni, pasi kur themi nuk duhet ta lani, nënkuptojmë të lani pjesën e brendshme të këtij organi me larës. Detergjentët, sapunët apo larësit e ndryshëm mund të jenë tejet të ashper dhe të prishin pH duke rritur rrezikun për infeksione vaginale. Ju mund të lani pjesët e jashtme të organit me ujë të bollshëm dhe me larës të butë ( pa kimikate e minerale të rënda)

Solucionet aromatike janë rreptësisht të ndaluara pasi mund të irritojnë lëkurën, të rrisin rrezikun për inflamacion etj. Disa studime tregojnë gjithahtu se përdorimi i pudrës në organet gjenitale mund të rrisin rrezikun e kancerit ovarian.