Kjo është marshuta e protestës së opozitës

Protesta e paralajmëruar nga partitë opozitare, e cila ka moto “Kundër kapjes së shtetit”, do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 14:00.

Lajme

13/04/2015 19:46

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi e ka publikuar marshutën e kësaj proteste.

Marshi i protestuesve do të fillojë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar drejt Gjykatës Kushtetuese, e cila gjendet në Pejton, mandej pranë objektit të KEDS-it, për të vazhduar drejt objektit të RTK-së, dhe për të përfunduar te sheshi “Skënderbe”.

Marshuta e protestës së 18 prillit