Kjo është makina e re që do ta përdorin për patrollim policët italian

Makina e re e kompanisë së veturave "Mitsubishi" do të lancohet jo vetëm për vozitje, por edhe për patrullim të policisë italiane.

Auto & Tek

04/12/2018 17:04

Policia në Itali ka pasur disa makina luksoze në dispozicion të tyre. Tani policia e shtetit ka shtuar një tjetër, por ende më estetike, transmeton lajmi.net.

Është makina Mitsubishi Eclipse, i cili u njoftua si rekrutimi i fundit për karabinierët italianë.

Kjo makinë vjen me një turbo me 1.5 litra, e cila është në gjendje të prodhojë 152 kuaj fuqi.

Sido që të jetë, kompania e makinave ka mundësuar disa fotografi të kësaj serie, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/