Kjo është makina e krijuar nga Ford, për të vënë në gjumë fëmijët tuaj (Foto/Video)

Ford i Spanjës ka bashkëpunuar me Espaday Santa Cruz Studio, për të krijuar një krevat për fëmijë

Auto & Tek

11/04/2017 11:47

Ky krevat simulon kushtet e makinës për të vënë fëmijën tuaj në gjumë, shkruan Business Insider, transmeton lajmi.net.

I quajtur “Motor Dreams” kjo makinë është krijuar edhe nga modelet e kësaj kompanie. Ajo përmban tinguj të një motori, një lëvizje të butë të një trafiku, dhe dritat LED, që imitojnë dritat e rrugës.

Kjo makinë poashtu është e kontrolluar edhe nga një smartphone që mund të riprodhoni lëvizjen e makinës suaj. /Lajmi.net/