Kjo është luftë për mbijetesë

Ivica Dacic thotë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje tash për tash është e vetmja mënyrë për t’i mbajtur lidhjet e serbëve në Kosovë me Serbinë. Sipas tij, kjo është luftë për mbijetesë.

Lajme

20/10/2013 12:52

Formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, që do të bëhet pas zgjedhjeve lokale, është e vetmja mënyrë legale për t’i mbajtur serbët në Kosovë.

Kështu është shprehur Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, sot në Beograd, një ditë pasi realizoi vizitën e tij të shumëpërfolur në Kosovë.

“Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje për momentin është e vetmja mënyrë për t’i mbajtur lidhjet e serbëve në Kosovë me Serbinë”.

“Kjo është një luftë për mbijetesë”.

“Bashkësia e Komunave Serbe është një arterie dhe e vetmja lidhje legjitime dhe e njohur ndërkombëtarisht mes Beogradit dhe serbëve të Kosovës”.

Ai ka thënë se sulmet ndaj kandidatëve për Kryetar të Komunave në listat serbe kanë për qëllim shtimin e presionit ndaj qytetarëve serbë që të mos dalin në zgjedhje.

“Neve na duhet pushteti”.

I pyetur nëse është anomali numri i madh i votuesve në ato komuna me shumicë serbe, Dacic ka thënë se kjo gjë do të shqyrtohet. Kjo, sipas tij, është arsye që ka kërkuar përfaqësues serbë në Komisionin Qendror Zgjedhor.