Kjo është lagjja që nuk u investua asgjë nga qeverisja e Shpend Ahmetit

Veterniku është Bashkësia Lokale më e madhja në Prishtinë. Por, kjo lagje e re është anashkaluar nga investimet publike të qeverisë lokale.

Lajme

16/06/2018 14:03

Bashkësia Lokale e Veternikut është nder të vetmet që nuk ka Qendër të Mjekësisë Familjare, shkollë, apo çerdhe publike. Madje, nuk e ka asnjë fushë apo sallë sportive. Të gjitha këto në vitet e fundit kanë qenë pjesë e buxhetit të Komunës së Prishtinës, por nuk u realizuan asnjëherë, shkruan lajmi.net.

Deli Avdiu, Kryetar i Bashkësisë Lokale për Veterikun është shprehur i zhgënjyer me kryetarin Shpend Ahmeti. Ai tha se lagjja ka nevojë urgjente për investimet elementare publike.

“Për katër vite e gjysmë, ky kryetar nuk ka arritur të bëjë asnjë gjë për lagjen tonë, e gjitha me arsyetimin se nuk ka prona komunale. Lagja ka nevojë për një shkollë, disa herë ka qenë në buxhete të Komunës, por e kanë hequr për shkak se nuk ka lokacion. Fëmijët shkojnë disa kilometra në shkollat tjera. Nuk ka asnjë çerdhe publike. Nuk është ndërtuar e as nuk ka Qendër të Mjekësisë Familjare. Nuk është ndërtuar asnjë, e as nuk ka qendra sportive dhe asnjë fushe sporti. Bash asgjë nuk ka. E kjo e jona është Bashkësia me e madhe lokale në Prishtinë, ndërsa këta po duan që të ndajnë lokacione për institucionet tjera, e në të na lenë mbyllur në banesa”, ka thënë për lajmi.net Avdiu.

Ai thotë se Komuna, mosinvestimet i ka arsyetuar me mungesë të tokës. Avdiu pohoi se kanë bërë kërkesë në Komunë që mos tu merret parcela në zonën e tyre për t’iu dhënë RTK-së, pasi siç thotë ai, u duhet për ndermin e të mirave të tyre.

“Kërkesën kundërshtuese ia kamë dorëzuar Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Ne u kemi thënë se nëse realizohet ai planë do ta padisim Komunë, po ku me paditë se. Po shpresojë që e qetë Asambleja në shqyrtim kërkesën dhe nuk e miraton propozimin e Komunës, dhe shpresojë që më thërret dhe ai kryetar aga, e i kallëzoj se çka duhet të bëjë se tybe në ditë se çka duhet të bëjë. Kundërshtimi ka të bëjë lidhur me atë se ajo është e vetmja pronë ku mund të ndërkohën të mirat publike për ne”, tha Avdiu. /Lajmi.net/