Kjo është kosovarja që u vra nga ish- bashkëshorti në Gjermani

Kosovarja 30-vjeçare që u gjetë e vrarë të hënën në mbrëmje në qytetin Salzgitter të Gjermanisë është Emine A., dhe jetonte prej disa vitesh në Gjermani.

Lajme

29/05/2018 17:44

Ajo u vra dje nga ish-bashkëshorti i saj Anton B., i cili shtiu në drejtim të saj me armë zjarri, raporton Insajderi.

Sipas hetimeve të para të realizuara nga autoritetet gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje mes tyre. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 30-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku. Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë.