Kjo është koreografia fantastike që kanë përgatitur ‘Dardanët’

Kanë mbetur edhe tre orë deri në fillimin e ndeshjes miqësore Kosovë – Letoni.

Sport

13/11/2017 16:11

Përfaqësuesja e Kosovës, pas dy viteve rikthehet të luajë në shtëpi, ku në miqësore pret Letoninë, në ndeshjen që fillon nga ora 19:30 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’, kanë bërë përgatitjet për koreografinë që do shpalosin në këtë miqësore.

‘Kosovan Football’ në Twitter ka publikuar se si do të duket koreografi, nga ajo që Dardanët kanë vendosur në tribunat e ‘Adem Jasharit’./Lajmi.net/