Kjo është koha kur femrat duan më së shumti seks

Thonë se femrat janë nga Venera kurse meshkujt nga Marsi – por një anketë e re për seks sugjeron se dëshira për seks dallon nga gjinitë sipas zonës kohore.

Lifestyle

31/10/2017 00:29

Përderisa femrat dëshirojnë më shumë seks para se të shkojnë në shtrat, meshkujt dëshirojnë më shumë pasi të zgjohen në mëngjes.

Anketa e organizuar nga ‘Lovehoney’, gjeti se vetëm 16% e meshkujve dëshirojnë të bëjnë seks para se të flenë, transmeton Gazeta Express.

Lovehoney zbuloi gjithashtu se 36% e femrave thanë se dëshira e tyre për të bërë seks ndikohej shumë nga disponimi i tyre.

Bashkë-pronari i Lovehoney, Richard Longhurst tha: “Kjo tregon se ka dallime të mëdha në kohën kur dy gjinitë dëshirojnë të bëjnë seks”.