Kjo është këshilla e rëndësishme që Ancelotti ia ka dhënë Ronaldos para transferimit te Juventusi

Carlo Ancelotti i ka dhënë një “dorë” Juventusit në transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridit.

Sport

08/07/2018 16:44

Trajneri italian dhe Cristiano Ronaldo gëzojnë raporte shumë të mira që nga koha kur punuan së bashku te ‘Los Blancos’.

Ronaldo është afër transferimit te Juventus, për 100 milionë euro.

Para finalizimit të këtij transferimi, ylli portugez ka kërkuar këshilla nga Carlo Ancelotti, për Juventusin e në përgjithësi për futbollin italian.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Ancelotti ka përshëndetur transferimin e Ronaldos te Juventus, duke i thënë se Massimiliano Allegri është një trajner ideal për të./Lajmi.net/