Kjo është instruktorja më e vjetër në botë e veturave (Foto)

Laura Thomas ka kaluar rreth 1,000 njerëz në testin e vozitjes që nga 1938, dhe thotë se asnjëri nga nxënësit e saj nuk kishte nevojë për më shumë se dy tentime për ta kaluar testin.

Fun

21/07/2015 16:00

Instruktorja më e vjetër e makinës në Britani ka festuar ditëlindjen e 95’të – dhe nuk e ka në plan që të ndalet.

Ajo filloi vozitjen në vitin 1938 kur vëllai i saj ia bleu një makinë për Krishtlindje. Laura e kaloi testin e vozitjes dy muaj më vonë dhe filloi t’u japë këshilla miqve të saj se si ta vozisin veturën.

Fjala për aftësinë e saj të vozitjes së veturës u përhap shumë shpejtë dhe ajo menjëherë u bombardua nga kërkesat për mësime të vozitjes, transmeton Lajmi.net.

PAY-Laura-Thomas-driving-instructor (1)

Ajo nuk ka përdorur kurrë kontrollet e dyfishta në makinë dhe kurrë nuk ka pësuar ndonjë aksident. Laura tha se ajo i kishte mësuar pothuajse të gjithë shoferët në Pembroke Dock, Uellsin Perëndimor – dhe asnjëri nga ta nuk kishte nevojë për më shumë se dy tentime.

Ajo tani i është bashkuar klubit ekskluziv për të moshuarit të cilët ende vozisin veturat, dhe thotë se kurrë nuk je i vjetër për të vozitur.

Ajo nuk ka në plan të dorëzohet dhe ende dëshiron t’i mësojë të rinjtë për të vozitur veturën me teknikën e saj të vjetër. (Lajmi.net)