Kjo është historia e biçikletës në pemë (Foto/Video)

Ndoshta të gjithë e keni parë këtë fotografi ku shihet një biçikletë e ngulitur në mes të një pemë disa vjeçare. Kjo biçikletë i ka takuar një djali 8 vjeçar në vitet e ’50-ta dhe historia është mjaft interesante.

Fun

31/01/2016 18:46

Personazhi kryesor në këtë storie është Don Puz, i cili jetoi në Kennewick të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Babai i tij vdiq në vitin 1954 pasi shtëpia e tyre u përfshi në zjarr, transmeton lajmi.net

Njerëzit përreth i ndihmuan Puz-it dhe familjes së tij për ta ndërtuar një shtëpi të re. Në këto ndihma, ishte edhe një biçikletë për të voglin Don.

“Kurrë nuk më ka pëlqyer. Ishte si një biçikletë me tri rrota dhe kishte zinxhirë të vështirë”, thotë Puz. Ai tregon se si gjatë viteve të 50-a luante më fëmijët e tjerë në një livadh dhe shpesh herë e harronte biçikletën atje, por kurrë nuk u kthente ta merrte.

Por, kur u kthye në vitin 1995 për ta vizituar motrën e cila jetonte akoma atje, Puz deshi ta shihte edhe pjesën ku luante me shokët, shkruan ‘The Seattle Times’.

“Fjalët e para që më dolën nga goja ishin: Kjo është biçikleta ime. Nuk kisha asnjë dyshim”, shprehet Puz, megjithëse edhe pas këtyre viteve ai nuk ka ndonjë simpati për biçikletën.

“Nuk besoj se e zotëroj më. E hedha shumë kohë më përpara. Tash mendoj se i takon pemës”, deklaron Puz.

Tani biçikleta është bërë një atraksion turistik, por po ashtu edhe një target i gjuajtësve të suvenirëve. Vendasit janë duke u përpjekur që ta mbajnë biçikletën ende në pemë, pasi i vendosën disa pjesë që ia kishin vjedhur më parë.

Profesoresha Elizabeth Van Volkenburgh nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Washingtonit, jep një version se si mund të ketë përfunduar biçikleta në pemë.

“Biçikleta me siguri ka qenë e rëndë për një pemë shumë të re. Kur pema është rritur paksa, dikush mund ta ketë vendosur biçikletën në mes të saj”, deklaron Volkenburgh. /lajmi.net

bicikleta 1bicikleta 2

YouTube player