Kjo është gruaja që ka jetuar më së gjati ndonjëherë (Video)

Një grua meksikane është bërë njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, duke arritur moshën 127 vjeçe, por ajo ka humbur certifikatën e saj të lindjes katër dekada më parë kur ndërroi shtëpinë. 

Bota

31/08/2014 23:32

Leandra Becerra Lumbreras thuhet se ka lindur më 31 gusht 1887.

Ajo ishte 27 vjeçare, kur filloi Lufta e Dytë Botërore, dhe në pension si 66 vjeçe kur Mbretëresha Elizabeth II mori fronin në Britani, ndërsa 82 vjeçare kur për herë të parë shkeli këmba e njeriut në hënë. 

Dhe sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte se, ajo ushqehej mirë, flenë për ditë të tëra dhe nuk u martua asnjë herë.

Lumbreras thuhet se ka luftuar në revolucionin meksikan të viteve 1910-1917.

Ish rrobaqepsja nga nga qyteti perëndimor meksikan Zapopan, i ka varrosur tashmë pesë fëmijët e saj dhe disa nga 20 nipërit. I fundit që i vdiq në vitin 2013 ishte i moshës 90 vjeç.

Ajo gjithashtu ka 73 stërnipër dhe 55 stër-stërnipër.

Autoritetet meksikane tani janë duke u përpjekur për t’i siguruar një certifikatë të re të lindjes, pasi ajo e humbi origjinalin 40 vjet më parë. (lajmi.net)