Kjo është gruaja që i futi 4 ora dore “Rolex” në vaginë pasi i vodhi ato

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur pesë ora dore Rolex - katër prej të cilave i fshehu në vaginë.

Fun

15/01/2019 18:56

Delajurea Brookens, 29 vjeç, është akuzuar për vjedhje me vlerë prej 108,000 dollarë në një klub në Majami, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se ajo u kthye në dhomën e hotelit para se të rrëmbejë orët e dorës, të cilat mbaheshin në një çantë krahu.

Kur oficerët e kapën atë dhe ia kontrolluan çantën, ata arritën të gjenin vetëm një nga orët e dorës, me çmim prej 22.000 dollarësh.

Orët e tjera, sipas raportit të policisë, e arrestuara i kishte futur në organin gjenital.

Brookens u akuzua për vjedhje, posedim të kokainës dhe kontrabandë në një institucion korrektues. /Lajmi.net/