Kjo është gjella perfekte për iftar, ja si ta përgadisni

Gatuajeni këtë gjellë sipas kësaj recete dhe nuk do ta ndani nga tryeza. Perfekte për vaktin e iftarin. Shijojeni!

Lifestyle

17/05/2018 18:05

Përbërësit:
1.3 kg domate
3 lugë gjelle gjalpë pa kripë
1 qepë e copëtuar
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper i zi
½ lugë çaji sheqer
2 lugë gjelle borzilok
2 lugë çaji rigon

Përgatitja:
Pastroni domatet, renditini në një tavë dhe vendosini në furrë për 10-12 minuta. Largojini nga furra dhe lërini të ftohen për disa minuta.

Vendosni një tigan në zjarr dhe shkrini gjalpin në temperaturë mesatare. Shtoni qepët dhe skuqini për 2-5 minuta.

Hidhni domatet e copëtuar dhe gatuajini për rreth 20 minuta. Shtoni pak kripë dhe piper për shije.

Në fund hidhni sheqerin, borzilokun dhe rigonin dhe përziejini mirë.

Shërbejeni menjëherë ose mund ta shërbeni edhe të ftohtë.