Kjo është gënjeshtra më e madhe e njerëzve që flasin për veten

Sipas hulumtimit më të ri, njerëzit kanë diçka të përbashkët që as nuk kanë parandjenjë ta ndajnë.

Fun

03/11/2017 12:25

Fjala është për të njëjtën ide që vetëgënjeshtra dhe vetëmashtrimi u paraqesin të gjithëve probleme të cilat i pengojnë në realizimin e qëllimeve të tyre.

Vetëmashtrimi është problem të cilin e kanë njerëzit që veten nuk e shohin në mënyrë objektive.

Nuk njohin fuqinë e tyre, por ajo që është edhe më keq, nuk i njohin as dobësitë.

Nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë e tyre kongnitive dhe mendore e cila u mundëson që të arrijnë atë që duan.

Vetënjohja është shumë e rëndësishme, sepse, sipas fjalëve të shumë milionerëve, gjithashtu mund që të ndodheni në çdo fushë, posaçërisht në pun, transmeton Telegrafi.

Bëhuni të vetëdijshëm për gabimet tuaja, mos u fokusoni në to, por merrni mësim dhe vazhdoni tutje. Pranoni që keni gabuar dhe pranoni përgjegjësinë.

Gjëja më e keqe te mosekzistimi i vetënjohjes është efekti Dunning Kruger kur dikush i cili nuk është kompetent gjithnjë e më pak e kupton që është i tillë.

Gjëja e mirë është që mund të përmirësoni gjendjen tuaj dhe të ndërtoni vetëdijesimin.

Mundeni shumëçka të bëni, po ashtu mund t’i bëni edhe disa strategji të mira. Njëra ndër to është meditimi në të cilin do të fokusoheni në problemin tuaj.

Mbajtja e ditarit është treguar si metodë shumë e suksesshme, sepse ashtu mund të ndiqni mendimet tuaja nga dita në ditë dhe të shihni se sa po përparoni dhe ku duhet më shumë të angazhoheni.