Kjo është fotografja më e bukur shqiptare (Foto)

Zakonisht në gjithë botën janë fotografët dhe fotografet ato që tentojnë të zgjedhin pamjet më të bukura për t’i fotografuar, por ekziston një rast kur një vajzë shqiptare shumë e bukur ka zgjedhur që të fotografoj të tjerët dhe jo të fotografohet.

ShowBiz

28/12/2016 21:17

Ajo është talentja e fotografisë, 16 vjeçarja Rinesa Vojvoda, e lindur në Luksemburg por e edukuar në frymën shqiptare, prej nga edhe e ka prejardhjen, konkretisht nga qyteti i Mitrovicës.

Rinesa, ndryshe e njohur si Nesa Photography, aktualisht në faqen e saj në facebook ka mbi 14,000 pëlqime ndërsa në Instagram afro 3000 ndjekës.

Si fotografe të jashtëzakonshme, Nesën e bëjnë pamja e saj prej një shqiptareje tejet të bukur e poashtu dhe fakti se ajo realizon foto në tërë botën, përveç në Luksemburg ku edhe jeton aktualisht ajo ka foto të realizuara në Gjermani, Francë, Kroaci, Kosovë, Shqipëri etj.

Ndryshe, personat që janë të interesuar të realizojnë foto te Nesa, mund ta kontaktojnë në emailin [email protected]