Kjo është fotografia më e afërt që NASA i ka bërë diellit ndonjëherë

NASA ka mundësuar përspektivën më të afërt të diellit përmes një fotografie, në një përpjekje për të kuptuar funksionin e yllit të sistemit tonë.

Fun

16/12/2018 18:22

Sonda diellore Parker ishte rreth 27.1 milionë km nga sipërfaqja e Diellit kur u mundësua fotografia.

Kjo e bën hetimin afërsisht 214 milionë km më afër sipërfaqes së diellit, duke u marrë Toka si pikënisje, transmeton lajmi.net.

Merkuri mund të shihet si një poç i ndritshëm në qendër të fotografisë dhe pikat e zeza thuhet se janë shkaktuar nga “përmirësimi i sfondit” nga kamera.

Një rrymë koronare – material diellor pranë rajoneve shumë aktive të diellit – mund të shihet përgjatë fotografisë gjithashtu.

Astronomët shpresojnë se misioni i Parkerit mund të japë të dhëna të vlefshme për të kuptuar proceset misterioze të diellit. /Lajmi.net/