Kjo është fotografia e parë që është postuar në Instagram

Disa vite më parë, bashkë-themeluesi dhe CEO i Instagram, Kevin Systrom realizoi një foto të qenit të tij. Kjo ishte foto e parë që ishte bërë në instagram.

Fun

18/03/2018 11:10

”Sikur ta dija se do të ishte foto e parë e postuar në Instagram, mendoj se do isha përpjekur pak më shumë,” ka thënë Systrom, transmeton lajmi.net

Foto u postua me një filtër të quajtur X-PRO2, i cili ende ekziston.

Sot mbi 400 milionë përdorues ndajnë mbi 80 milionë foto çdo ditë në Instagram dhe numri i tyre vazhdon të rritet. /Lajmi.net/