Kjo është fotografia më e fuqishme që keni parë ndonjëherë (FOTO)

Chris Minnini, 21 vjeçar i ka shpërndarë këto fotografi mjaft të dhimbshme por me kuptim shumë të madh dhe një mesazh të fuqishëm.

Lifestyle

21/05/2016 06:11

Në këto fotografi janë prindërit e tij, të dy duke u ballafaquar me sëmundje, por duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit për ti dhënë forcë dhe ndoshta edhe për tu përshëndetur për të fundit herë.

Fotografitë janë realizuar vetëm pak orë para se babai i tij të vdiste pasi po vuante nga kanceri në mushkëri për 8 vite me rradhë, transmeton lajmi.net

Nëna e tij në të njejtën kohë kishte pësuar sulm në zemër por tani ajo është kthyer në shtëpi dhe është duke u shëruar.

“Kur nëna ime u zgjua, pyetja e parë e saj ishte “Ku është babai?”, ka treguar Chris.

“Shumë njerëz mund të mendojnë pse unë kam fotografuar në momentet kur babai im ishte duke vdekur, por realiteti është se ai ishte duke jetuar momentet e fundit të tij dhe dëshironte me çdo kusht të ishte afër nënës”, është shprehur 21 vjeçari.

Ai tha se nuk pendohet asnjëherë për shpërndarjen e fotografive edhe pse njerëzit mund të mendojnë se e ka bërë për të bërë bujë në internet.

“Shokët e mi më thanë se unë shoh prindërit e mi, ndërsa ata shohin dashurinë e vërtetë në ato fotografi. Por për mua nuk do të kishte fare rëndësi edhe nëse askush nuk do ti shihte këto fotografi, ato për mua kanë vlerë jetësore”, ka thënë krejt në fund Chris./lajmi.net

life-support-pic life-support-pic-2 (1) life-support-pic-2