Kjo është foto që tregon se si ka qenë Kida para se të bëhet e famshme (Foto)

Orhidea Latifi, ndryshe e njohur si Kida është këngëtare e cila ka mbledh rreth vetes shumë fansa.

ShowBiz

18/01/2016 15:11

Ajo është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert, transmeton lajmi.net.

Në këtë foto Kida është para se të bëhet e famshme ku duket pa grim, e thjeshtë dhe e lezetshme. Duhet kujtuar se fotoja është bërë për ‘Prishtina Street Style’ të cilët i ndalnin njerëzit me stil në rrugë dhe i fotografonin. Orhidea gjithashtu po ka sukses me hitin ‘Ski ide’./lajmi.net