Kjo është foto e vitit 2014

Edhe pse ka ende kohë deri në përfundim të këtij viti, për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ngjarje më të madhe se sa kjo e sotmja, nuk mund të shënohet për muajt e mbetur. 

Lajme

22/09/2014 01:21

E gjithë bota sot kishte kthyer sytë nga Shqipëria. Jo vetëm për faktin se Ati i Shenjtë po vizitonte një vend evropian. Por se ai po vizitonte Shqipërinë, një vend me shumicë myslimane, por ku mbizotëron toleranca mes tri feve, duke përfshirë edhe ato ortodokse dhe katolike. 

Në kohën kur një pjesë e botës, gjegjësisht Lindja e Mesme po digjet flakë në luftra fetare, nga Shqipëria u dërgua mesazhi, se ekziston mundësia e bashkëjetesës. 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tani kur është mbyllur dita e cila shënoi ngjarjen më të madhe në vend, ka përzgjedhur edhe imazhin përfaqësues të gjithë kësaj.

Ai ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook, të cilën pa u hamendur e ka cilësuar si foto të vitit.

Aty shihen së bashku prijësit e klerit mysliman, ortodoks dhe bektashinj, teksa janë prezentë në meshën e Papa Françeskut në sheshin Nëna Terezë. (lajmi.net)