Kjo është ëndrra e madhe e Dybala

Liga e Kampionëve është një ëndërr për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sport

29/09/2017 22:25

Argjentinasi që këtë verë ‘trashëgoi’ numrin 10 te Juventus, numër ky i mbajtur nga legjenda Alesandro Del Piero, ka thënë se triumfin në Ligën e Kampionëve e ka ëndërr dhe opsesion njëkohësisht.

“Është një ëndërr dhe një opsesion, nga të gjitha nga pak”, ka deklaruar fillimisht Dybala.

“Duam ta arrijmë finalen e Kievit dhe ta mbyllim ndrysh nga se mbyllëm sezonin e shkuar”, ka shtuar ai.

Dybala edhe pse e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Serie A, duke shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Ligën e Kampionëve, ku nuk ka arritur të gjejë rrjetën në dy ndeshje, atë kundër Barcelonës dhe Olympiacos./Lajmi.net/