Kjo është e vetmja gjë që Unitedi duhet ta bëjë për të transferuar CR7

Manchester United mund ta rikthej në ‘Old Trafford’ Cristiano Ronaldon, nëse e bën vetëm një gjë.

Sport

18/06/2017 21:22

‘The Telegraph’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ mund ta bëjnë të tyre portugezin nëse i paguajnë 131 milionë funte Real Madridit.

Katër herë fituesi i Topit të Artë, besohet të jetë i pakënaqur në Spanjë, pas problemeve me taksat.

Në rast rikthimi te Manchester United, Cristiano Ronaldo që mbetet favoritë për ta fituar sërish Topin e Artë, do të punojë me Jose Mourinhon, me të cilin ka punuar te Real Madrid./Lajmi.net/