Kjo është e vërteta rreth shtatzënisë së Marina Vjollcës

Mungesa e postimeve të fotografive në rrjete sociale ishte shkas që në mediat tona të shohim lajme se çifti i estradës Getoar Selimi dhe gruaja e tij Marina Vjollca do të bëhen shumë shpejt prindër pasi sipas tyre ajo është shtatzënë.

ShowBiz

25/04/2018 14:40

Geti e as Marina nuk kanë pohuar e as mohuar një gjë të tillë por pas lajmeve që dolën Marina nisi të bëhet sërish aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Në një të fundit madje ka pranuar një pyetje direkte nga një gazetar e që në fakt përgjigja e Marinës ka ngjallur akoma më shumë dyshime.

Mirëpo burime të afërta me çiftin për lajmi.net kanë thënë se Marina nuk është shtatzënë, njëherë për njëherë jo dhe kjo gjë është e sigurtë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bh9dkjOFIW1/