Kjo është e vërteta e lidhjes së Shaqirit me bukuroshen shqiptare

Bukuroshja e ekranit Ilda Bejleri ëshrë përfolur shpesh për një lidhje me Xherdan Shaqirin i cili luan me Zvicrën.

ShowBiz

01/07/2016 23:25

Ajo është një tifoze e Zvicrës, por mohon që të ketë një lidhje mes saj dhe futbollistit shqiptar.

E ftuar në Zonë e Lirë, Bejleri u “ngacmua” shumë për këtë pjesë nga moderatori Arjan Çani dhe Ermal Mamaqi, i cili është pjesë e të ftuarve në këtë emision të fund-sezonit të Zonë e Lirë.

 Ajo sqaroi darkën që ka pasur me Shaqirin. “Digitalb bëri reportazh për Xherdan Shqarin dhe kaq ishte e gjitha. Hëngrëm darkë të gjithë bashkë dhe e ka paguar Digitalb darkën”, tha imazhi i Digitalb.

Ndërkohë Ermal Mamaqi e ka kaluar me batutë këtë pjesë, kur teksa flisnin në kompleksin në Durrës ku po mbahet ky emision, ka kaluar pranë një flutur.

“Erdhi dhe flutura qenka e vërtetë”, tha Mamaqi duke e parë këtë si një shenjë se thashethemet për lidhjen e bukuroshes me futbollistin janë të vërteta.