Kjo është e tepërt! Arrin në 5 numri i zëvendësministrave në Ministrinë e Arsimit

Heset Sahiti nga Nisma për Kosovën është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Lajmin e ka bërë të ditur dega e Nismës në Lipjan. “NISMA për Kosovën – Lipjan e uron z.Heset Sahiti për detyrën e re, ndërsa falënderon strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së NISMA-së…

Lajme

07/11/2017 17:10

Heset Sahiti nga Nisma për Kosovën është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e Nismës në Lipjan.

“NISMA për Kosovën – Lipjan e uron z.Heset Sahiti për detyrën e re, ndërsa falënderon strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së NISMA-së në Lipjan z.Heset Sahiti. Jemi të sigurt që z.Heset Sahiti do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim ashtu siç ka bërë deri tani!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie të publikuar në Facebook.

Me emërimin e Sahitit si zëvendësministër në MASHT, nuk i përgjithshëm i zv/ministrave në këtë ministri arrin në rekord pesë.

Më herët gjatë ditës janë emëruar edhe tre zëvendësministra: Bujar Cakolli, Gjergj Dedaj dhe Gani Koci. /Lajmi.net/

Këta janë 4 zëvendësminitrat tjerë të Arsimit