Kjo është e dashura e ‘Llukmanit’ të ‘O sa mirë’ (Foto)

Aktori nga Gjilani, Ernest Zymberi, për publikun e gjerë u bë i njohur me rolin e tij në serialin komik “O sa mirë”.

ShowBiz

24/10/2016 22:53

Origjinaliteti që përçoi artisti me rolin e personazhit nga Lugina u pëlqye mjaft shumë nga njerëzit duke u bërë kështu njëri prej personazheve kryesore e më të dashura në serial.

Gjithashtu artisti edhe jashtë profesionit ndjehet mjaft i lumtur me jetën e tij private pasi tash e disa vite është në një lidhje me Albulena Rexhepin e cila po e plotëson në çdo sferë atë.

E dashura e tij gjithashtu është nga Gjilani dhe aktori ka deklaruar kohë më parë për emisionin Prive se ai po ndjehet mjaft mirë pasi që është më tepër kohë afër saj dhe se në një të ardhme të afërt mund ta shohim atë në statusin e bashkëshortit. /Prive/