Kjo është e dashura e Ledrit, erdhi koha t’i zbulohet fytyra (Foto)

U bë nami, me të vërtetë nami, pasi u zbulua një fotografi e reperit Ledri Vula i cili shfaqej duke puthur një vajzë misterioze dhe sigurisht menjëherë u aludua se një histori dashurie po lind në showbizin shqiptar.

ShowBiz

16/07/2017 20:05

Por Ledri nuk pati asnjë reagim për këtë ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të ‘gërrmojmë’ për të vërtetën.

Siç themi dhe ne shqiptarët: ku ka zë, nuk është pa gjë!

Sot kemi siguruar dy foto të tjera që mesa duket e vërtetojnë aludimin tonë. Dj Gramo F. është DJ zyrtar i Ledri Vulës i cili e shoqëron kudo nëpër koncerte. Dje në mbrëmje djemtë kanë qenë në Ulqin ku kanë mbajtur koncertin e radhës dhe duket se kanë dashur të kenë pranë edhe partneret. Dj Gramo është i lidhur me të dashurën e tij të zemrës që quhet Valentina ndërkohë që kjo e fundit është shfaqur në disa foto përkrah vajzës misterioze që Ledri kishte në kranë.

(Vajza e parë brune dyshohet të jetë e dashura e Ledrit)