Kjo është e ardhmja e Mathieu

Jeremy Mathieu pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sport

26/02/2016 21:08

Mbrojtësi dëshiron minutazh më shumë, por Luis Enrique ka preferenca tjera.

Kështu, Mathieu ka nisur kontaktet me Monacon dhe marrëveshja është afër, shkruan “Fichajes.net”, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet se sa e majme do të jetë oferta e klubit francez, pasi që Barcelona ka nevojë urgjente për të ardhura ekonomike.