Kjo është dieta me të cilën Beyonce heqë kilogramët në mënyrë të pabesueshme

Kjo është një dietë që është përdorur edhe nga Beyonce pasi ajo lindi fëmijën. Këngëtarja e famshme me këtë dietë ka humbur peshë.

Lifestyle

04/04/2017 01:52

Limoni është një nga armët më të mira natyrore për shkrirjen e yndyrës. Dieta me limon ju ndihmon që të humbni peshë çdo ditë dhe për të arritur llojin e pamjes që keni kërkuar gjithmonë. Me këtë recetë ju do të jeni në gjendje për të humbur deri në një kilogram në ditë

Përveç asaj që limoni forcon trupin, shërben për shkrirjen e shpejtë të kilogramëve dhe yndyrës.

Kjo pije me vitaminë C do të pastrojë trupin tuaj prej toksinave që merrni çdo ditë.

Përbërësit:

8 gota me ujë të vakët

Lëng i shtrydhur i limonit (6 limonë)

6 lugë të mëdha të mjaltit

Disa kubëza të akullit

10 gjethe të mentës

Të gjithë përbërësit i futni në një shishe, shkundeni atë dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet për disa orë. Kjo pije është e mirë për t’u pirë para mëngjesit, ndërsa në mëngjes është mirë që të hani fruta. Pas disa orëve, pini një gotë me këtë pije dhe kombinojeni atë me bajame të pjekura.

Për drekë mund të përgatitni një sallatë të gjelbër me vaj ulliri ose uthull molle dhe një vezë të zier. Pas drekës pijeni pijen e pergatitur me limon dhe kombinojeni atë me fruta sipas zgjedhjes suaj.

Për darkë mund të hani mish pule të pjekur në skarë. Pini një gotë me pijen e përgatitur dy orë para se të flini.

Me këtë dietë jo vetëm që do të humbni peshë, por do të pastroni trupin tuaj prej toksinave të ndryshme. Praktikojeni këtë dietë pesë ditë dhe do të habiteni shumë nga rezultatet./GazetaExpress/.