Kjo është dëshira e Pacollit për vitin 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

Lajme

31/12/2018 20:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës një herësh minstër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, shkruan lajmi.net.

Përmes këtij mesazhi, Pacolli ka thënë se dëshira e tij më e madhe edhe këtë herë mbetet që secilin qytetarë ta shoh të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën ashtu si dëshironi.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Urimet e mia njerëzore që burojnë nga thellësia e zemrës për të gjithë qytetarët e Kosovës, miqtë, farefisin e familjaret e mi, për vitin që po vjen, 2019, duke u deshiruar çdo gjë të bukur, lumturi, shëndet e suksese.

Dëshira ime e madhe, edhe për këtë herë mbetet, ta shoh secilin nga Ju, të lumtur dhe me mundësi për të jetuar jetën tuaj, ashtu si Ju deshironi.

U priftë e mbara!. /Lajmi.net/