Kjo është deklarata e trajnerit të Irlandës pas humbjes nga Kosova

Kosova sot ka mposhtur Irlandën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Evropianin U18, divizioni C.

Sport

28/07/2018 22:47

Përkundër rezultatit të thellë trajneri i Irlandës, Nate Moore ka mohuar se Kosova ishte më e mirë në këtë takim, me arsyetimin se skuadra e tij ishte fizikisht më e dobët dhe nuk kishte gjatësinë e basketbollistëve të Kosovës.

Kosova fitoi me rezultat prej 69-55 për t’u kualifikuar në finale të këtij divizioni.

“E dinim se do të ishte e vështirë para turmës nikoqire, por djelmoshat tanë luajtën basketboll fantastik. E vetmja gjë që ata ishin më të mirë se ne ishte madhësia dhe fizikaliteti dhe kjo ishte ajo që na mposhti. Ata nuk luajtën basketboll të mirë, por ne nuk patëm madhësinë e tyre t’i arrinim”, është shprehur Moore për Limerick Leader.

Ai thotë se humbja e Paul Kellyt, për shkak të lëndimit, ia vështirësoi punët.

“Mendoj se djemtë tanë dhanë gjithçka, disa gjuajtje nuk funksionuan. Humbja e Kellyt para përfundimit të pjesës së parë na vështirësoi gjërat. Do të rikthehemi dhe të luftojmë për medalje nesër”, ka thënë ai.