Kjo është deklarata e Shevchenkos për Kosovën që iu pëlqeu shumë serbëve (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëtor.

Sport

10/10/2016 19:00

Ishte Ukraina e Andriy Shevchenkos që mposhti 3:0 Kosovën në Krakovë të Polonisë.

Pas ndeshjes duke folur për mediet vendase, ish lojtari i Milanit lojtarëve të Kosovës iu është drejtuar si “shqiptarë”.

Kjo deklaratë ka ngjallë reagime jo të vogla në Serbi, shkruan Lajmi.net.

“Patëm një periudhë krize, nja 10 minuta, kur nuk patëm përqendrim dhe nuk sulmuam, e këtë provuan ta shfrytëzonin shqiptarët, por nuk ia dolën”, ka thënë Shevchenko.

Mediet në Serbi thonë se kjo deklaratë e Shevës ose ka qenë e rastësishme ose e qëllimshme, ndërsa e kanë cilësuar si “term korrekt”, sepse kjo përkon edhe me diskursin serb për shqiptarët e Kosovës.

Momentin kur Shevchenko lojtarëve të Kosovës iu drejtohet si “shqiptarë” mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 4.30.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.