Kjo është deklarata e plotë e presidentit Tusk në Kosovë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk,i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Lajme

26/04/2018 15:55

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin Thaçi, Tusk deklaroi se vizita e tij në Kosovë rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e BE-së për integrimin e vendeve të rajonit.
Kjo është deklarata e plotë e presidentit Tusk në Kosovë:

Ju faleminderit shumë, z. President. Mirëdita. Kam kënaqësinë të jem në Prishtinë sot. Më lejoni të filloj duke falënderuar presidentin Thaçi për mikpritjen e tij dhe për takimin e mirë që sapo e zhvilluam. Ju faleminderit shumë, Hashim. Jam këtu sot në kuadër të një turneu në rajon për t’u përgatitur për samitin tonë BE-Ballkani Perëndimor në Sofje që do të mbahet më 17 maj.

Gjatë samitit, BE-ja duhet para se gjithash të riafrimojë mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të rajonit, ashtu siç pres nga BE-ja do të mirëpres përcaktimin strategjik dhe angazhimin e përbashkët të partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor ndaj parimeve, vlerave dhe unitetit evropian. Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm i mbarë rajonit. Prandaj, edhe samiti ynë, në terme konkrete, duhet të përmirësojë lidhjet me dhe përbrenda rajonit në fushat e transportit, energjisë, në sferën dixhitale, si dhe në shkëmbimet njerëzore siç është programi “Erasmus+”. Gjithashtu, ne do ta shfrytëzojmë këtë samit për të diskutuar se si t’i trajtojmë disa sfidat tona të përbashkëta të sigurisë, të tilla si kontrabandimi i migrantëve, terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Tani më lejoni të përqendrohem më shumë tek Kosova specifikisht. Së pari, dua t’ju uroj që së fundi e miratuat marrëveshjen për demarkimin me Malin e Zi. Kjo e ka sjellë Kosovën edhe një hap më afër udhëtimit pa viza në shtetet anëtare të BE-së. Po ashtu, kjo isht edhe një dëshmi se bashkëpunimi ndërpartiak është i mundur në për çështje të interesit vital për të gjithë kosovarët. E di si fakt se ju nuk do të dorëzoheni por do ta vazhdoni procesin e reformave, duke respektuar në tërësi angazhimet tuaja ndërkombëtare. Sipas definicionit, jam absolutisht i sigurt se ju kurrë nuk do të dorëzoheni në këtë drejtim. Është në interesin më të mirë të shtetit tuaj që në mënyrë efektive të luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kjo kërkon edhe konsensus politik në Kosovë. Dhe me përvojën tuaj, i nderuar z. President, ju do të tregoni aftësi që t’ia dilni me këtë politikë tejet spektakolare, shumë pozitive, pra me përpjekjet tuaja të përhershme për të ndërtuar konsensusin në Kosovë, por edhe në rajon, për proceset dhe çështjet më të rënda. Më besoni se të gjithë kolegët e mi në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane i vlerësojme arritjet tuaja këtu. Këto arritje tuaja mund të jenë një model edhe për fqinjët tuaj. Ne gjithashtu diskutuam edhe për situatën aktuale të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Pa një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatim të plotë të marrëveshjeve, nuk e shoh se do të mund të realizohet një avancim i marrëdhënieve të Kosovës me BE-në. E di se kjo do të jetë e vështirë. Por, mbetem një optimist i kujdesshëm. Dhe pas takimit tim të djeshëm me Aleksandar Vuçiq dhe takimit të sotëm me presidentin tuaj, jam më shumë optimist dhe më pak i kujdesshëm. Më lejoni të përfitoj nga ky rast të falënderoj presidentin Thaçi, sikurse e kam falënderuar edhe presidentin Vuçiq, dje për kapitalin personal që ka investuar në dialog.

E di se kjo çështje është një sfidë e vështirë dhe emocionale për të dyja palët. Por nuk ka alternativë më reale se normalizimi. Në fakt, bëhet fjalë për një përcaktim strategjik. Jam njëqind për qind i bindur se kjo do të shpërblehet në të ardhmen afatgjatë.

I nderuar z. President, i nderuar Hashim, ditë më parë, ju kremtuar ditëlindjen tuaj të pesëdhjetë, dhe pak ditë më parë unë u bëra 61-vjeç. Për këtë, jam më pak entuziast se presidenti Thaçi. Por, më lejoni të them një gjë, sepse sot ndihem si një ekspert, jeta e vërtetë fillon pas moshës pesëdhjetë vjeçare. Ju faleminderit shumë.

(Presidenti i BE-së, Donald Tusk, i cili po qëndron në rajon për vizitë