Kjo është cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndotja e ajrit ka qenë në suaza të normales.

Lajme

03/02/2019 23:09

Krahasuar në ditët e kaluara, ndotja e ajrit në Prishtinë sot është regjistruar në suaza të normales, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ndotja e ajrit ka arritur në 80 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pranueshme për shëndetin, megjithatë për disa persona është edhe e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas matësit të cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kjo ndotje mund të jetë jo e shëndetshme për të gjithë personat që kanë probleme me sëmundjet e frymëmarrjes si astma dhe për fëmijët.

Preferohet që të gjithë ata që kanë probleme të tilla shëndetësore të mos ekspozohen shumë në natyrë. /Lajmi.net/