Kjo është brenga e Zidanes në Real Madrid

Zinedine Zidane është i brengosur me numrin e madh të golave të pësuar në javët e fundit.

Sport

20/03/2018 07:13

Zinedine Zidane ka një shqetësim te skuadra e Real Madridit.

Përkundër përmirësimeve në fazën e sulmit dhe efikasitetit më të lartë nga Cristiano Ronaldo, trajneri ka një element që nuk është duke e pëlqyer te skuadra e tij.

Mediat spanjolle raportojnë se Zidane është i brengosur me numrin e madh të golave të pësuar në javët e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Zidane pret përmirësime në mbrojtje pasi Real Madrid ka pranuar katër gola në dy takimet e fundit përfshirë tre në duelin e xhiros së shkuar në La Ligë. /Lajmi.net/