Kjo është biçikleta më e gjatë në botë (Video)

Një grup holandez i çiklizmit është në garë për biçikletën më të gjatë në botë.

Fun

19/11/2015 16:39

Anëtarët e organizatës ‘Mijl Van Mares Werkploeg’ e siguruan një vend në Librin e Arritjeve Guinness 2016 kur thyen rekordin për biçikletën më të gjatë në botë.

Por, ata tani kanë krijuar një biçikletë edhe më të gjatë për ta thyer edhe njëherë rekordin, transmeton lajmi.net.

Të dy skajet e biçikletës janë të lidhura me disa lidhje alumini, të cilat përdoren për ndriçim në koncerte dhe janë mjaftueshëm të qëndrueshme.

Për ta lëvizur biçikletën duhen dy njerëz – njëri në pjesën e përparme dhe një në pjesën e prapme për t’iu dhënë pedaleve. (lajmi.net)

YouTube player