Kjo është arsyeja shokuese se përse Kim Kardashian fle me grim

Kim Kardashian kujdeset mjaft shumë për veten por së fundmi ka habitur me deklaratën.

ShowBiz

12/12/2018 11:20

Duke qenë se njihet si një person që kujdeset shumë për veten, i pëlqen grimi dhe provokimet, Kim shpesh merret shembull nga vajzat e reja, shkruan lajmi.net.

Mirëpo një hap që ajo zbuloi së fundmi që e bën nuk është edhe aq i mirë të ndiqet.

“Kurrë mos flini me make up”, është një nga rregullat që dermatologët e përsërisin më shpesh. Kjo sepse make up-i bllokon poret dhe rrit mundësinë e shfaqjes së akneve dhe pikave të zeza.

Por Kim e bën këtë dhe gjatë një interviste të fundit e ka pranuar. Në një intervistë me Busy Phillips, Kim Kardashian pranoi se nuk e hiqte make up-in kur flinte në mënyrë që ai të zgjaste dy ditë.

“Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”, tha ajo duke i shokuar të gjithë me deklaratën./Lajmi.net/