Kjo është arsyeja se pse tanket serbe iu afruan sot kufirit të Kosovës

Një video e publikuar sot në mediat e Kosovës, ku shiheshin tanket serbe që po i afroheshin kufirit me Kosovën, ka shkaktuar bujë dhe paçartësi të madhe për arsyen e kësaj manovre ushtarake.

Lajme

14/02/2018 20:08

Siç shkruan “Sputnik” , tanket e ushtrisë serbe, janë nisur nga Presheva në drejtim të fshatit Muqibabë, kufi me Kosovën, në afërsi të Gjilanit, raporton lajmi.net.

Arsyeja e kësaj manovre ushtarake sipas këtij mediumi nuk është 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, por është shënim i një ngjarje të konsideruar historike për shtetin e Serbisë.

Në të vërtetë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura Serbe kanë shënuar festimin e “Ditës së Serbisë”, 14 shkurtit, datë kjo që shënon fillimin e kryengritjeve të para serbe kundër turqve më 1804, dhe të njëjtën datë të shkurtit më 1835 kur u soll kushtetuta e parë moderne e Serbisë.

Përveç manovrave ushtarake të cilat i’u afruan kufirit me Kosovën, të tilla parakalimet të ushtrisë dhe mjeteve të rënda luftarake janë organizuar edhe në Suboticë, Jagodinë, Bor, Petrovac dhe Mlava. /Lajmi.net/