Kjo është arsyeja se përse Roberti mungoi në dasmën e Elitës dhe Gjikos?

Muzikanti, Robert Berisha mbrëmë nuk ishte prezent në martesën e Elitës dhe Gjikos.

ShowBiz

22/09/2018 15:20

Kjo zgjoi kureshtjen e të gjithëve pasi Nora Istrefi nuk shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Roberti por hyri bashkë me Dj-në, Drilon Furrën, shkruan lajmi net.

Nora edhe pse u shfaq super-seksi në një fustan të kuq elegant, e gjithë vëmendja ishte tek mungesa e këngëtarit Berisha.

Mbase për këtë Robi ka një arsye? Ai mbrëmë ka performuar në një mbrëmje në Zvicër, i cili tregon se nuk lë anash mbrëmjet e tij.

Sido që të jetë, Nora po argëtohej mjaft shumë edhe pa Robertin në imazhet dhe videot e publikuara në rrjete sociale.

Elita dhe Gjiko mbrëmë u shpallën zyrtarisht burrë dhe grua nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn0bl12FLJF/?hl=en?&taken-by=robertberishaofficial