Kjo është arsyeja se përse Lorik Cana la Italinë për Shqipërinë

Lorik Cana nuk ka dyshim se është njëri nga emrat e futbollistëve më të lakuar në mediat rozë.

ShowBiz

28/12/2018 10:39

I ftuar në emisionin “Opinion” Cana ka treguar arsyen e vërtetë se përse la Italinë për të jetuar në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ai tha se këtë vendim e mori për shkak se në Shqipëri ishte i angazhuar në fondacionin e bamirësisë të cilin e ka krijuar vetë ai.

Cana më tutje shtoi se dëshiron të rikthehet në futboll por tashmë si drejtues i një ekipi.

Nga ana tjetër, Loriku është i martuar me arkitekten italiane, Monika dhe janë prindër të një djali. /Lajmi.net/