Kjo është arsyeja qesharake e ‘sherrit’ mes modeles dhe Higuain (FOTO)

Modelja dhe sportistja italiane postoi në Instagram një seri fotosh ku tregon të pasmet, të cilat sulmuesi argjentinas, të paktën sipas asaj që deklaronte vetë Fiordelisi, i kishte vënë në dyshim.

Sport

03/03/2017 14:34

Antonella Fiordelisi ka hedhur pas krahëve zënkën përmes rrjeteve sociale me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe tregon po përmes tyre subjektin e kësaj zënke.

Modelja dhe sportistja italiane postoi në Instagram një seri fotosh ku tregon të pasmet, të cilat sulmuesi argjentinas, të paktën sipas asaj që deklaronte vetë Fiordelisi, i kishte vënë në dyshim.

Debati mes saj dhe Higuain është zhvilluar me mesazhe private. Nismën e ka marrë argjentinasi që i ka shkruar i pari. Ai ishte kureshtar dhe i ka drejtuar pyetjen nëse të pasmet e modeles ishin natyrale apo kishte ndërhyrë, transferon “Top Channel”.

Vetë Fiordelisi e bëri publike këtë bisedë, veprim që nuk i pëlqeu Gonzalos, që e bllokoi atë në rrjetet sociale. Sot, duket se gjithçka është hedhur pas krahëve, të paktën nga modelja, e cila ka shfaqur në Instagram anën e saj më të fortë, që thotë se është natyrale.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6