Kjo është arsyeja pse po kërcënohen e po largohen serbët nga FSK-ja

Ka arritur në 40 numri i pjesëtarëve të komunitetit serb që kanë kërkuar largim nga Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK)

Lajme

10/07/2018 08:39

Largimi i tyre po shihet si strategji e Serbisë për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se largimi i tyre është i organizuar, por se as kjo dhe askush tjetër nuk mund ta pengojë formimin e ushtrisë.

Në anën tjetër, pala serbe vazhdon të insistojë se Kosova s’mund ta formojë ushtrinë e saj.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin deklaroi se pa 10% të pjesëmarrjes serbe s’mund të formohet ushtria.

Ndërsa Ministria e FSK-së ka deklaruar për “Zërin” se ndonëse çdo pjesëtar ka të drejtë të largohet nga FSK-ja, largimi i serbëve nuk po bëhet me dëshirë.

Ata thonë se shqetësimi i MFSK-së është se qytetarët s’po mund të vendosin lirshëm.